HomeAktualitetBlog

Gazetari i njohur shqiptar rrëfen historinë e trishtë: Vaksina më paralizoi

Gazetari i njohur shqiptar rrëfen historinë e trishtë: Vaksina më paralizoi

Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka bërë dje vaksinën anti-COVID. Nisur nga ky fakt gazetari ka ndarë edhe historinë e trishtë të jetës së tij me vaksinat.

Ai rrëfen se kur ishte 3 muaj e 9 ditë pasi bëri vaksinën kundër poliomielitit u paralizua.

Postimi i plotë:

UNË & VAKSINA

Kemi histori të gjatë. Që nga lindja ime. Në Tiranë, më 10 mars 1970. Vaksina e poliomielitit ishte në shtator. Më 19 qershor 1970, pra 3 muajsh e 9 ditë, unë u paralizova…

Lavdi Zotit, falë prindërve të mi të mrekullueshëm, falë mjekut popullor Shaban Pelingu (I ndrittë shpirti atje ku është), u ngrita në këmbë…

Më vonë, falë emblemës së ortopedisë shqiptare Panajot Boga (I ndrittë shpirti atje ku është) dhe Prof. Dr. francez Jacques Caton, u blindova për një jetë shumë të gjatë, duke kapërcyer të gjitha pengesat. Një e nga një.

Prej shumë kohësh, poliomielitin e kam marrë si një bekim shumë të madh të të Madhit Zot! Për t’i treguar të gjithëve se në jetë nuk ka asgjë të pamundur! Absolutisht, asgjë! E gjithë Lavdia i shkon Krijuesit!

Të premten, 2 prill 2021, bëra serologjikun: IgG>Negative, IgM>Negative. E pra, që prej fillimit të pandemisë botërore, unë nuk kam ndaluar asnjë sekondë. Dhe kurrë nuk kam mbajtur maskë… Të falem nderit I Madhi Zot!

Të falem nderit që më mbron & bekon!

Këtë mëngjes, bëra vaksinën. Ishte treni i radhës në jetën time aktive… Nuk mund ta humbisja!

Tiranë, Sheshi Skënderbej, 5 prill 2021.