HomeAktualitetDebat

Gazetarja merr dozën anti-COVID para Ramës, kryeministri nuk i kursen batutat: Të të shërbej pak? Nuk t’i lexoj pyetjet jo! (Video)

Gazetarja merr dozën anti-COVID para Ramës, kryeministri nuk i kursen batutat: Të të shërbej pak? Nuk t’i lexoj pyetjet jo! (Video)

Gazetarja Nisida Tufa ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovacc” para kryeministrit Edi Rama. Pasi i ka shprehur këtij të fundit, se është pro vaksinimit, ka kërkuar të marrë “live” dozën e saj, ndërsa kryeministri ka parë nga afër gjithë procesin.

Në një moment ai është vetëofruar për ta ndihmuar me skaletën dhe me mikrofonin, duke i premtuar se nuk do t’ia lexonte pyetjet e shkruara.

“Ti mbaj unë këto! Të të shërbej pak? Nuk t’i lexoj pyetjet jo!,”-tha Rama.