HomeAktualitet

Gazmend Bardhi i bindet urdhërit të Metës dhe largon protestuesit tek selia e PD-së ku po priten nga Lul tenori

Gazmend Bardhi i bindet urdhërit të Metës dhe largon protestuesit tek selia e PD-së ku po priten nga Lul tenori

Pasi janë zhvendosur përpara parlamentit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të godinës duke sjellë tension në zonë.

Kjo ka bërë që policia të përdorë autobotin e ujit për të bërë shpërndarjen e protestuesve.

Përveç ujit me presion policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës ndërkohë që sulmi i protestuesve në drejtimi të godinës së Kuvendit nuk është ndalur.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e opozitës të largojnë protestuesit nga zona dhe të parandalojnë çdo akt dhune në drejtim të institucioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë thirrje protestuesve të mos hedhin kapsolla duke kërkuar shpërndarjen e tyre.