HomeAktualitetKryesore

“Gënjyen e s’u lodhën, vodhën e s’u ngopën”, Braçe sulmon Metën dhe Bashën: Ua kam thënë se…

“Gënjyen e s’u lodhën, vodhën e s’u ngopën”, Braçe sulmon Metën dhe Bashën: Ua kam thënë se…

Zv.kryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar pamje nga ndërtimi i kopshtit të Cermës në Divjakë, nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ sërish Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Miremengjes me ngjyra!

Prej punes!

Kopeshti i Cerme Sektorit ne #Divjake,

financuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve (antikushtetues) dhe,

ndertuar pa leje te Ilir Metes, sot,

edhe pak nga detajet e fundit te projektit!

Ua kam thene;

E kuptoj veshtiresine e rregjimit korruptiv PDLSI, por nuk kuptoj urrejtjen e tyre ndaj zhvillimit!

Genjyen e su lodhen, vodhen e su ngopen, eshte normaliteti i tyre;

Po pse urrejne punen e veprat prej punes!

#NEPUNE #NEKANTIER #PUNAMEVEPRA #VEPRAPAS50VITESHMERRENA #VEPRAPERFEMIJET #EARDHMEMENGJYRA #EARDHMEMEPUNE #PUNAVLEN #LLAFETPUNAE(i)LIRELULIT”, shkruan Braçe.