HomeAktualitet

Gjatë 24 orëve të fundit, tre qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 158 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, tre qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 158 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e mjekëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 158

Të shëruar ne 24 orë 140

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 905

Testime totale 93,926

Raste pozitive 14,568

Raste të shëruara 8,965

Raste Aktive 5,200

Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2704

Durrës 565

Shkodër 397

Lezhë 260

Korçë 241

Elbasan 233

Fier 223

Vlorë 184

Kukës 136

Berat 121

Dibër 80

Gjirokastër 56