HomeAktualitetBota

Gjendet e vdekur e dashura e Boateng 1 javë pas ndarjes së futbollistit me modelen

Gjendet e vdekur e dashura e Boateng 1 javë pas ndarjes së futbollistit me modelen

E dashura e futbollistit të njohur të Bayern Mynih, Jerome Boateng, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Berlin, në mënyrë misterioze.

Kasia Lenhardt, 25 vjeç, vetëm një javë më parë ishte ndarë nga Boateng, pas akuzave të ashpra për shantazh e pabesi.

Ajo e kishte cilësuar Boateng si “djall” dhe tha se do të fliste për detajet e marrëdhënies së tyre, më vonë.

Boateng ishte akuzuar edhe më parë në media për dhunë ndaj të dashurës.

Marrëdhënia e tyre zgjati 15 muaj, por policia thotë se për momentin vdekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë apo e shkaktuar nga të tjerë.

Megjithatë, për momentin ende nuk dihen arsyet e kësaj vdekje tragjike dhe misterioze.