HomeAktualitet

Gjendet i pajetë në hotel nipi i ish-deputetit demokrat

Gjendet i pajetë në hotel nipi i ish-deputetit demokrat

Djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi ka ndërruar jetë papritur këtë të hënë në SHBA.

Eugert Shqalshi, një 31-vjeçar nga Malajt e Mirditës është gjetur i pajetë sipas të njohurve në një hotel ku punonte, ndërsa trupi është dërguar për autopsi pasi ende nuk dihet shkaku i v.dekjes.

“Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për v.dekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë.

Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.