HomeAktualitet

Gjenerali i Tan Dulakut në vend që të ishte në burg për pronat e ushtrisë, bilbilos ekraneve si avokat i Hajdarit të Kuçovës, ja si gënjen për dënimin në Greqi

Gjenerali i Tan Dulakut në vend që të ishte në burg për pronat e ushtrisë, bilbilos ekraneve si avokat i Hajdarit të Kuçovës, ja si gënjen për dënimin në Greqi

Në vend që të ishte në burg për aferat me pronat e ushtrisë kur ishte gjeneral i interesave të Tan Dulakut, vijon ende të bilbilosë i lirë ekrenave, madje edhe të bëjë avokatin e Kreshnik Hajdarit të Kuçovës, i cili ka fshehur një dënim në Greqi.

Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, post të cilin e përdori për të kaluar bazat ushtarake në duart e oligarkëve që pastrojnë paratë e krimit.

Në këmbim, besohet se oligarkët ndikuan tek Rama për ta bërë Kollçakun deputet.

Kollçaku paradite hyn fshehurazi në SPAK dhe qëndron nga 3 orë duke dhënë llogari për aferat me pronat e ushtrisë, ndërsa pasdite del ekraneve duke mbrojtur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i dënuar në Greqi.

Dhe për më tepër, deputeti Bardhyl Kollçaku gënjen publikun, teksa thotë se Kreshnik Hajdari nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar.

Siç edhe e konfirmon ky vendim i gjykatës greke, Kreshnik Hajdari ka qenë prezent kur është dënuar, që do të thotë se Hajdari ka fshehur dënimin dhe ka manipuluar formularin e dekriminalizimit.