HomeBota

Gjermania nis një aksion kundër propagandës islamiste në 12 lande, mbi 50 urdhër bastisje ndaj personave të dyshuar

Gjermania nis një aksion kundër propagandës islamiste në 12 lande, mbi 50 urdhër bastisje ndaj personave të dyshuar

Organet e rendit kryen sot kontrolle në dymbëdhjetë lande të Gjermanisë në zbatim të më shumë se 50 urdhër-bastisjeve ndaj personave të dyshuar për propagandë islamiste në internet. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), e cila drejton operacionin, mori në pyetje shumë të dyshuar. Arrestime nuk pati.

Bastisjet ishin pjesë e një aksioni të përbashkët me Austrinë dheZvicrën, i cili drejtohet kundër propagandës islamike.

Qendra e përbashkët e internetit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) filtron çdo ditë internetin për përmbajtje islamiste dhe i shqyrton ato nëse përbëjnë aktivitet kriminal. Sipas BKA-së në to bëjnë pjesë, për shembull, thirrje fetare me përmbajtje të paligjshme ose video propagandistike të organizatave ekstremiste.

Platformat e njohura online luajnë një rol të rëndësishëm sidomos për radikalizimin e të rinjve. Ekspertët besojnë se propaganda xhihadiste aktualisht po përhapet përmes platformave si TikTok, Instagram, Rocket.Chat dhe Telegram./DW