HomeAktualitetDebat

Gjiknuri largohet nga zyra e Yuri Kim, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik me ambasadoren

Gjiknuri largohet nga zyra e Yuri Kim, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik me ambasadoren

Mbledhja që ka nisur pak minuta më parë në rezidencën e Yuri Kim, duket që nuk ka shkuar sipas parashikimeve. Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik. Gjiknuri është parë të dalë nga rezidenca e ambasadores Yuri Kim për shkaqe ende të pazabardhura.

Pas Damian Gjiknurit nga mbledhja është larguar edhe opozita. Përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari kanë dalë nga takimi. Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë.