Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Gjirokastrës, ku arrestimi një 33-vjeçari për një konflikt banal mundoi më shumë se normalja forcat e rendit.
Shtetasi O.C, banues në lagjen Cfakë të qytetit jugor, u arrestua në flagrancë pas një konflikti, dhe që në fillim kundërshtoi në mënyrë të dhunshme punonjësit e policisë që ndërhynë për të shmangur një përshkallëzim me të rëndë.
Por në ambientet e Komisariatit, tërbimi i të arrestuarit në vend që të shkonte drejt qetësimit, mori sërish flakë. I ndodhur në dhomën e shoqërimit, pasojat i ka kaluar kamera e sigurisë, që u shkatërrua totalisht.
Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

