HomeAktualitetDosja X

GJKKO dhe SPAK heshtje varri, asnjë “cicërim” e jo më protestë! Sali Berisha akuza publike ndaj Irena Gjokës dhe Dumanit në largim: Mashtrues, bashkë me Irenën me 5 mbiemra! Ka 4 apartamente e thotë rri me qira tek vjehrri!… me rrogë shteti nuk i blen dot

GJKKO dhe SPAK heshtje varri, asnjë “cicërim” e jo më protestë! Sali Berisha  akuza publike ndaj Irena Gjokës dhe Dumanit në largim: Mashtrues, bashkë me Irenën me 5 mbiemra! Ka 4 apartamente e thotë rri me qira tek vjehrri!… me rrogë shteti nuk i blen dot

Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, për të cilin thotë se ciklin e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme po e mbyll me faqe të zezë.

Berisha thotë se Dumani ka pasuri të fshehura duke përmendur rreth 4 apartamente, ndërsa thotë se Dumani ka deklaruar se jeton me qira tek vjehrri. Kreu i PD thotë se me një rrogë shtetit nuk mund të bëhesh pronar apartamentesh duke e akuzuar kryeprokurorin për mashtrim.
“Nuk është i fundit, bashkë me Irena Gjokën ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare. Irena ka të tjera plot dhe Altini ka të tjerë, po të mëdhenj, me vendimin e GJK duke ia hequr, duke ia marrë pushtetin sistemit të drejtësisë, për masën e sigurisë për Ballukun.

Tani Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura. Kam prova të plota. Jam ish-president dhe ish-kryeministër dhe, në fakt, jap garanci se asnjë rrogtar i këtij shteti, përfshi edhe presidentin dhe kryeministrin de facto, nuk ka 4 apartamente me rrogën e shtetit. Ky deklaron se jam me qira te vjehrri. A e kuptoni çfarë mashtruesi është. Po të thoshte se vjehrri ia ka bërë dhuratë vajzës një apartament, do ta pranoja. Por apartamenti është ndërtuar, ky është aksioner dhe thotë jam me qira te vjehrri. Ky i gjeti këta pronarë me 3 apartamente. Cili mund t’i ketë me rrogën e shtetit? Unë me rrogën e shtetit kam blerë vetëm 40 m² ndërtim, pa kredi”, tha Berisha.