HomeAktualitetDebat

GJKKO mban sot seancën e radhës për Berishën dhe Malltezin: A do vazhdoi “farsa”?! Kush avokat do mungoi sot?

GJKKO mban sot seancën e radhës për Berishën dhe Malltezin: A do vazhdoi “farsa”?! Kush avokat do mungoi sot?

Zhvillohet sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerët. Seanca nis në orën 12:30.

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj dhe Vasilika Hysit që mbrojnë biznesmenin Fatmir Bekteshi dhe dy kompanitë.

Më herët, gjykata rrëzoi kërkesën e Berishës dhe të tjerëve për pavlefshmëri të akteve dhe provave që janë gjetur nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe prova. Bëhej fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka, e sulmuar nga Berisha.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.