HomeAktualitetKronike

Gjykata dënon eksponentin e PD-së, që tentoi të godiste Veliajn

Gjykata dënon eksponentin e PD-së, që tentoi të godiste Veliajn

Gjykata e Tiranës ka dënuar militantët e PD që tentuan të qëllonin kryebashkiakun Veliaj me vezë ndërkohë që ai po shkonte në një dëgjesë të organizuar me artistët për çështjen e teatrit.

Në vendimin e saj thuhet se një prej militantëve të PD, Oleg Gora , ka qëlluar me vezë disa herë në drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, por nuk ka arritur ta godasë atë.

“Gjykata, bazuar në nenin 274 te K.Penal, e gjen fajtor te pandehurin Oleg Gora për kryerjen e kundërvajtjes penale të “Prishje e qetësisë publike”.

Nisur nga sa më sipër gjykata vëren se, rrethanat e mësipërme, në kompleksitet janë të tilla që, bazuar në nenin 406/a te K.Pr.Penale lejojnë miratimin e kërkesës së prokurorit për miratimin e urdhrit penal.

Për pasojë, Gjykata çmon se dënimi i të pandehurit Oleg Gora me 50 000 lekë gjobe, për kryerjen e kundërvajtjes të “Prishje e qetësisë publike””, citohet në vendimin e gjykatës.

Me udhëzimin për të devijuar vëmendjen nga dëgjesa me artistët për Teatrin e ri Kombëtar, një grup militantësh kryesisht nga Mamurrasi, tentuan që të bllokonin këtë aktivitet, ndërkohë që video e xhiruar u shpërnda më pas zyrtarisht nga zyra e shtypit e PD.

Me sa duket, Lulzim Bashës i është dashur të rekrutojë persona nga Mamurrasi, e më pas i ka “armatosur” me vezë për “misionin kamikaze”. Por, edhe këta dështuan me sukses.