HomeAktualitet

Gjykata e Apelit vendos për “fatin” e 11 kuksianëve: Ja vendimi që mori!

Gjykata e Apelit vendos për “fatin” e 11 kuksianëve: Ja vendimi që mori!

Gjykata e Apelit në Shkodër ka shpallur vendimin për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme të zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 8 protestuesit ndërsa ka lënë në burg 3 prej tyre.

Konkretisht detyrim paraqitje është vendosur për Abdi Haziraj, Elvis Oruçi, Xhevahir Hereni, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Rasim Onuzi, Edmond Matmuja dhe Shpëtim Tota. Ndërsa në burg u lanë Vasil Laçi, Oltion Cenku dhe Florin Onuzi.

Trupa gjykuese që mori vendimin përbëhej nga, Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj.

Seanca ndaj tyre ka nisur në orën 11:00, ndërsa të pranishëm ishIn familjarët e tyre si edhe deputetët e grupit të PD dhe LSI.

11 kuksianët u arrestuan tre javë më parë, pasi kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit duke thyer dhe djegur sportelet e koncesionarit. (TemA)