HomeBota

Gjykata e Lartë merr vendimin, TikTok mbyllet të dielën në SHBA

Gjykata e Lartë merr vendimin, TikTok mbyllet të dielën në SHBA

Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që ndalimi i TikTok-ut të hyjë në fuqi këtë fundjavë, duke refuzuar një apel nga pronarët e aplikacionit, të cilët argumentuan se ndalimi shkel të drejtën për lirinë e shprehjes të mbrojtur nga Amendamenti i Parë.

Ky hap vjen pas paralajmërimeve të administratës Biden, e cila e konsideroi TikTok-un si një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të tij me Kinën.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse 170 milionë përdoruesit amerikanë do të përjetojnë ndryshime të menjëhershme pasi ndalimi të fillojë të dielën.