HomeAktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me burg ish-kandidatin për deputet të Monikës dhe Ilirit si “blerës votash”

Gjykata e Posaçme dënon me burg ish-kandidatin për deputet të Monikës dhe Ilirit si “blerës votash”

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit ish kandidatin për deputet Etjon Joka.

Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, i cili po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish kandidatin e LSi-së.

Joka, dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votës. Gjithashtu me 1 vit u dënua edhe Elis Babo.