HomeAktualitet

Gjykata e Tiranës shpall në kërkim Kapterr Nishanin, vihen në lëvizje institucionet për ta gjetur

Gjykata e Tiranës shpall në kërkim Kapterr Nishanin, vihen në lëvizje institucionet për ta gjetur

Bujar Nishani ka hyrë në telashe me drejtësinë për shkak të deklaratave që bën pa i menduar gjatë.

Së fundmi, Gjykata e Tiranës e ka shpallur në kërkim ish -presidentin.

 

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrës së gjendjes civile për të gjetur adresën e Bujar Nishanit, pasi do i kërkojë të paraqitet si i paditur pas kallëzimit nga trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Christain Panuçi.

Me 1 tetor 2018, gjykata iu drejtua me shkresë zyrës së gjendjes civile për të kërkuar informacion mbi palën e paditur që është Bujar Nishani.

Pergjigjia që gjykata ka marrë nga gjendja civile është: ‘Ka ndërruar adresë’.

Pas kësaj, Gjykata është detyruar ta ‘shpallë në kërkim’ ish -presidentin  pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar fletëthirrjen. (TemA)