HomeDebat

Gjykata Kushtetuese ka ndaluar një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka ndaluar një puç kushtetues nga një gjykatës dhe një prokuror kundër Qeverisë

Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut.

Sipas Manjanit, Kushtetuesja ka ndaluar një puç kushtetues ndaj Qeverisë.

“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese ka ndaluar efektet e Puçit Kushtetues të një gjykatësi dhe një prokurori ndaj qeverisë.

Tani duhet që kjo Gjykatë të ndalojë njëherë e mirë këtë preçedent të shëmtuar.

Duhet të presim deri në fund, por rivendosja e normalitetit juridik ndërmjet pushteteve të ndara ishte domosdoshmëri.

*Kjo nuk ka lidhje fare me fatin politik të zonjës Balluku, apo me qëndrimet e vendimet politike të Edi Ramës. Ky ka qenë e mbetet debat tjetër që nuk ka lidhje me puçin kushtetues, që erdhi nga zbatimi abuziv i një neni procedural penal.

*Gjithashtu nuk ka lidhje as me ankimet dhe veprimet mbrojtëse që zonja Balluku do të duhe të bëjë normalisht si çdo qytetar tjetër që gjendet nën akuzë apo hetim nga drejtësia”, shkruan ai.
red