HomeAktualitetDebat

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Këlliçi: Koha na dha të drejtë!

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Këlliçi: Koha na dha të drejtë!

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.

Pak minuta më parë një njoftim i rëndësishëm erdhi edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Postimi i plotë

Koha na dha të drejtë! Vota e 6 marsit na dha të drejtë! Gjykata na dha të drejtë!

Sovranitet absolut anëtarësisë së Partisë Demokratike!

Sot fitoi e vërteta! Fituan demokratët!

Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!