HomeAktualitetKronike

Gjykata Speciale e Hagës një skandal në shërbim të agresorëve serb! Arrestohet me urdhër të saj në Tiranë ushtaraku shqiptarë kordinatori pranë UÇK Dritan Goxhaj!

Gjykata Speciale e Hagës një skandal në shërbim të agresorëve serb! Arrestohet me urdhër të  saj në Tiranë ushtaraku shqiptarë kordinatori pranë UÇK Dritan Goxhaj!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.

Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Ndalimi i Goxhaj dyshohet se është kryer me urdhër të Serbisë. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.