HomeAktualitetKryesore

Gjyqi me Shkëlzen Berishën, Balla lëviz gurin e fundit për “fundosjen” e djalit të ish-kryeministrit

Gjyqi me Shkëlzen Berishën, Balla lëviz gurin e fundit për “fundosjen” e djalit të ish-kryeministrit

Në gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore mes kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha kërkoi dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Ai dorëzoi prova në gjykatë, që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë.

Nga ana tjetër, Balla i ka cilësuar akuzat e Berishës si të padrejta dhe kërkon dënimin e tij për këto shpifje dhe cënimin e figurës së tij.