Gjykata Administrative e Tiranës ka shortuar padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado, i cili nga noter dhe i diplomuar me pesa u katapultua prokuror nga mikesha e tij, Ina Rama dhe ish presidenti Bamir Topi, në shkelje flagrante të ligjit.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin administrativ Hazbi Balliu për shqyrtimin e padisë. Gjyqtari Hazbi Balliu u mediatizua në gusht të këtij viti kur u akuzua nga kryeministri Edi Rama se ka marrë një vendim në favor të ndërtuesve të paligjshëm dhe në dëm të interesit publik.
“Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre“, shkruante Edi Rama.
Ndërkaq, Veliaj kërkon pavlefshmërinë e dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Ols Dado, me pretendimin se nuk kishte ndjekur Shkollën e Magjistraturës. Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni.
Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë. Në padi thuhet se ky emërim i paligjshëm ka sjellë pasoja të rënda institucionale dhe administrative, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për Republikën e Shqipërisë në tërësi.
Sipas kryebashkiakut, veprimet e ndërmarra nga Dado në ushtrimin e funksionit të tij si prokuror kanë ndikuar drejtpërdrejt në procese që lidhen me administrimin vendor dhe inter

