HomeLifestyle

“Gjysma ime më e mirë”! Rama publikon video-mesazhin e Lindës: Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë…

“Gjysma ime më e mirë”! Rama publikon video-mesazhin e Lindës: Pavarësisht sfidave të këtij viti unikal në jetën tonë…

Kryeministri Edi Rama publikon në ‘Facebook’ video-mesazhin e bashkëshortes së tij, Linda Rama, e cila do të marrë pjesë në WomensEntrepreneurshipDay.

Teksa kryeministri e quan Lindën gjysmën e tij më të mirë, thekson se ajo ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse.

Mesazhi i Ramës:

“E privilegjuar që sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!” – me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse.