HomeKronike

Goditën me thikë futbollistin shqiptar, arrestohen reperët italianë

Goditën me thikë futbollistin shqiptar, arrestohen reperët italianë

Dy italianë, Juri Margini dhe Emilio Finizio, dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj pas denoncimit të një shqiptari se e kishin sulmuar me thikë.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë janë arrestuar për ngjarjen që ka ndodhur më 4 shkurt të këtij viti, ku mbeti i plagosur 20-vjeçari shqiptar Aldi Shipliati.

Ky i fundit rezident në vendin fqinj dhe sulmues i Arcetana Calcio, ekip që militon në ligën inferiore në Itali.

I riu shqiptar, sipas raportimin të autoriteteve vendase ndërhyri në mbrojtje të disa bashkëatdhetarëve të tij, dhe u godit me thikë në bark e gjoks nga dy persona. Hetimet e bëra çuan në arrestimin e dy reperëve. /TCH