HomeAktualitet

Goditi pedagogun Jani Marka: Rrjetet sociale zbulojnë militantin e PD, fans i Grida Dumës dhe ‘ithtar’ i Bashës

Goditi pedagogun Jani Marka: Rrjetet sociale zbulojnë militantin e PD, fans i Grida Dumës dhe ‘ithtar’ i Bashës

Në ditën e 6 të protestës së studentëve dhe të 5-tës para Ministrisë së Arsimit nuk munguan incidentet. Situata u tensionua kur rreth orës 11 të paradites së të dielës tentoi të merrte fjalën pedagogu i Shkencave të Natyrës, Jani Marka.

“Jane futur forumet e po përçajnë protestën. Ftoj PD-në të tërheqë eksponentët nga protesta”, tha Jani Marka, pedagog.

Rrjetet sociale kanë zbuluar personin që goditi sot pedagogun Marka, veprim i cili shkaktoi indinjatë tek studentët.

Personi siç shihet qartë edhe nga fotot që janë shpërndarë në rrjetet sociale është një adhurues i Grida Dumës, bën pjesë në forumet e partisë demokratike dhe dëshira e tij më e flaktë (nuk është arsimi), është të shohë Bashën kryeminister.