HomeBota

Grabitet rajoni i policisë, autorët vjedhin pasurinë marramendëse

Grabitet rajoni i policisë, autorët vjedhin pasurinë marramendëse

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut gjatë fundjavës.

Disa persona janë futur brenda një rajoni policie dhe kanë grabitur një sasi prej 541 kg kokaine.

Lënda narkotike, sipas mediave të huaja, kapte vlerën e rreth 13 milionë dollarëve.

”Sasia e drogës u grabit brenda zyrës së Njësisë Speciale Haëks në qytetin Port Shepstone, provincën lindore të KëaZulu-Natal, gjatë fundjavës’-tha zëdhënësi i Haëks, brigadier Nomthandazo Mbambo.

Mësohet se grabitësit kanë hyrë në rajon përmes dritareve duke thyer xhamat. Madje ata kanë mundur të hyjnë dhe në dhomat e blinduara ku mbahej lënda narkotike.

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen në fjalë teksa policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

Afrika e Jugut luan një rol të rëndësishëm si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës në Amerikën Latine, veçanërisht për transportin në Australi, Evropë dhe Hong Kong