HomeAktualitetDiaspora

Grekët provokojnë tension të ri: Injorojnë urdhërin e Donika Prelës dhe hetojnë në “qejf” të tyre

Grekët provokojnë tension të ri: Injorojnë urdhërin e Donika Prelës dhe hetojnë në “qejf” të tyre

Hetimi mbi vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Kostantinos Kaçifas, po bëhet çdo ditë e më i komplikuar, teksa grekët kanë vendosur të mos tërhiqen dhe të mos marrin parasysh urdhrin e Donika Prelës për të mos ndërhyrë.

Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi. Protothema.gr shkruan se prindërit dhe motra e tij janë tashmë në Greqi ku kanë dëshmuar dhe janë marrë në pyetje nga policët grekë.

Familjarët i kanë kërkuar konsullatës që të ndërhyjë në procesin hetimor në Shqipëri, pasi sipas tyre, 35-vjeçari Kaçifa është thirrur në komisariat lidhur me vendosjen e flamujve grekë, pak ditë para vrasjes.

Ata janë pyetur nga drejtuesi i prokurorisë së Janinës, Argyris Dimopoulos. Sipas deponimit të familjes në prokurorinë greke, le të kuptohet se Greqia ka hapur tashmë një proces hetimi paralel për vrasjen e ushtarit ekstremist grek në Bularat. Konstantinos Kacifa u vra më 28 tetor, pasi nuk pranoi të dorëzohej tek policia shqiptare.