HomeAktualitetSociale

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe dita ditës ka shënuar raste në rënie të infektimeve, kjo nuk mjafton që Greqia të hapë kufirin për shqiptarët.

Mësohet se fqinjët e kanë shtyrë afatin deri në 7 qershor.

Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt shtetit helen.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.