HomeDiaspora

Greqia kërkon t’i japi një shembull qesharak Shqipërisë: Me pranga në duar, themeluesi i “Agimit të Artë” del nga burgu për t’u betuar në bashkinë e Athinës

Greqia kërkon t’i japi një shembull qesharak Shqipërisë: Me pranga në duar, themeluesi i “Agimit të Artë” del nga burgu për t’u betuar në bashkinë e Athinës

Rrallë ndodh që të shohim një të burgosur të betohet për të kryer një detyrë publik. Një skenë e tillë është regjistruar në Greqi, ku anëtari i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris, është betuar si këshilltar bashkiak i Athinës.

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Kasidaris është paraqitur në bashkinë e kryeqytetit helen dhe u kujdes që të buzëqeshë para kamerave.

Betimi i tij vjen pasi ka marrë një leje të posaçme nga burgu i Domokos, ku po kryen dënimin me 13 vite burg si një nga drejtuesit e “Agimit të Artë”, partisë së ekstremit të djathtë që u shpall organizatë kriminale.

Kasidaris e fitoi vendin e këshilltarit pasi garoi në zgjedhjet lokale të tetorit nga burgu, duke u zotuar të ruajë identitetin grek të Athinës.

Ai kandidoi nën siklën e aleancës “Athina e Lirë”, pasi në maj, Gjykata e Lartë greke bllokoi pjesëmarrjen e Partisë Kombëtare Greke të ekstremit të djathtë në zgjedhje.

Ky ishte dhe një shembull qesharak i shtetit grek për rastin Beleri. Mirëpo ligji shqiptarë i dekriminalizimin jo nuk e lejon një të burgosur të kryej funksione publike por e ndalon edhe nëse ka qenë i dënuar. Ky rast përkon me historinë Beleri i cli nuk ka deklaruar dënimin me 3 vjetë heqje lirie në Greqi, si antari i organizatës terroriste “Mavi”.

Pra edhe nëse Fredis Beleri del i pafajshëm për blerje votash nuk mund ta mari detyrën nga KQZ në zbatim tê ligjit të dekriminalizimit.