HomeDiaspora

Greqia nuk gjen paqe! Pas zjarreve goditet nga moti i keq: Shirat e rrëmbyeshëm bllokojnë rrugët

Greqia nuk gjen paqe! Pas zjarreve goditet nga moti i keq: Shirat e rrëmbyeshëm bllokojnë rrugët

Greqia nuk gjen qetësi. Pas zjarreve që përfshinë territorin, tashmë vendi është përfshirë moti i keq.

Një person ka humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Vendi fqinj është goditur nga fenomeni “Daniel”. Probleme të rënda janë shkaktuar në prefekturën e Magnezisë , duke prekur edhe zonën e Makrinicës së Pelionit.

Shirat e rrëmbyeshëm të kthyer në lumenj kanë bllokuar rrugët dhe po ashtu edhe parking qendror në Makrinicë është bllokuar nga shirat.

Sakaq rrëshqitjet e gurëve kanë dëmtuar rëndë edhe makinat e parkuara. Në të njëjtën kohë, ashpërsia e motit të keq ka shkatërruar dy rrugët në fshatin Ano Lechonia në Pelionin perëndimor.

Imazhet të kujtojnë skenat e apokalipsit. Banorët e zonave të goditura nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.

https://twitter.com/i/status/1699021437980270679

https://twitter.com/i/status/1698999784189665730