HomeAktualitetDebat

Greqia qesharake, kërcënon integrimin e Shqipërisë në BE! Gjermania u përgjigjet “micotaqëve”: Çeshtjet bilaterale midis dy shteteve nuk munden të pengojnë antarësimin!

Greqia qesharake, kërcënon integrimin e Shqipërisë në BE! Gjermania u përgjigjet  “micotaqëve”: Çeshtjet bilaterale midis dy shteteve nuk munden të pengojnë antarësimin!

Alfred Beleri nuk ka tensionuar vetëm marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe ndërmjet qeverisë greke me atë gjermane.

“A2 CNN” iu drejtua me një kërkesë qeverisë gjermane sa i përket qëndrimit të shtetit grek, i cili paralajmëronte bllokimin e procesit integrues të Shqipërisë në rast se Beleri nuk kryente betimin si kryebashkiak i Himarës.

Përgjigjja e Ministrisë së Jashtme të Berlinit shpreh qartë se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve nuk mund të bëhen kurrsesi bllokadë në hapjen e kapitujve të negocimit mes Tiranës dhe Brukselit.

“Aspekti përkatës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është përmbushja e kritereve të anëtarësimit, duke përfshirë edhe miratimin e “acquis” të BE-së.

Është e rëndësishme që ky të mbetet parimi udhëzues që zbatojnë të gjitha shtetet anëtare kur vendosin për hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit.

Çështjet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të papranueshme në procesin e integrimit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.