HomeAktualitetDebat

Grida Duma sulmon Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Nuk mendoj fare për to, i kam quajtur humbje kohe

Grida Duma sulmon Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun: Nuk mendoj fare për to, i kam quajtur humbje kohe

Grida Duma duket se e ka humbur rrespektin për paraardhëset e saj në Partinë Demokratike të cilat kanë dhënë një kontribut disa vjeçar për këtë forcë politike.

E ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel, deputetja e djathtë është vendosur në dilemë për të zgjedhur disa nga personazhet më të njohura brenda kësaj partie.

E pyetur se çfarë mendon për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, Grida tha se nuk mendon fare për to, sepse e quan humbje kohe.

“Pse duhet domosdoshmërisht të mendoj për to?

Nuk mendoj fare, absoolutisht.

E kam quajtur humbje kohe, jo sot por gjithmonë”, u shpreh Grida për dy ndër figurat më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike. (TemA)