Disa ditë më parë qarkulloi në media lajmi se mjeku imazherist që punon në Krujë bashkë me bashkëshorten e tij që ka rezultuar pozitiv e infektuar me koronavirus vazhdojnë të shkojnë në punë.
Për këtë rast që dy ditë më parë drejtuesit e spitalit bënë thirrje që të merren masat për izolimin e tyre deri në shoqërimin forcërisht nga ana e Policisë.
Ministria e Shëndetësisë është duke zhvilluar një mbledhje për çështjen e mjekut të spitalit të Krujës, Ardian Mata. Ende nuk ka dalë përgjigja e analizës për mjekun, por gruaja rezulton pozitiv.
Gruaja e mjekut Ardian Mata është punonjëse e shëndetësisë pranë njësisë vendore të Shëndetit Publik në Krujë. Ajo u infektuar teksa u merrte tampontët të dyshuarve me koronavirus. Për momentin gjendja shëndetësore e saj është e qëndrueshme dhe po mjekohet në banesë.

