HomeKronike

Gruaja nga Tirana i jep fund jetës, lë lamtumirën më të dhimbshme për familjarët (Foto)

Gruaja nga Tirana i jep fund jetës, lë lamtumirën më të dhimbshme për familjarët (Foto)

Një grua i ka dhënë fund jetës, ndërsa para aktit të rëndë kishte shkruar një letër lamtumire të cilën ja ka lënë familjarëve të saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë në banesën ku gruaja jetonte në rrugën “Ferit Xhajko”.

58-vjeçarja me inicialet D.Sh u gjet e pajetë nga familjarët e saj të cilët konstatuan se ajo ishte vetëvarur. Në rrobat që mbante veshur familjarët kanë gjetur edhe letrën e lamtumirës, por policia nuk ka dhënë detaje rreth saj, apo nëse gruaja i ka treguar arsyet e vetëvrasjes. /Express