HomeAktualitet

“Grupi i Saliut iu ranë dajreve dhe daulleve”! Ngjela “zbulon” çfarë ndodhi dje në Kuvend dhe tregon kush e detyroi Bashën të votonte pro zgjatjes së vettingut

“Grupi i Saliut iu ranë dajreve dhe daulleve”! Ngjela “zbulon” çfarë ndodhi dje në Kuvend dhe tregon kush e detyroi Bashën të votonte pro zgjatjes së vettingut

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ zgjatjen e mandatiti të vetingut. Ngjela e sheh këtë si një domosdosjmëri jurdike, ndërsa shtoi se pas këtij procesi fshihen amerikanët dhe Brukseli.

Ngjela: Është domosdoshmëri juridike, pasi ligji doli në 2016-ën.Ata e menduan se nuk do të ishte kaq e gjatë interceptimi i korrupsionit.

Ka mbaruar pak më shumë se gjysma, por janë eliminuar rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë. Shqiptarët me shqiptarë nuk ishin përgatitur. ONM e bën hetimin, ajo nuk ecën me parti. Perëndimorët janë skrupuloz dhe shkon shumë gjatë hetimi i dosjes.

Shumica nuk pati mundësi që të shkonte deri te niveli profesional, pasi nuk justifikonin dot pasurinë. Nuk kanë në dorë shqiptarët gjë, e ka ONM, edhe SPAK-un. Mesa vura re, sjellja e të dyja palëve ishte me trembje, palët që votuan. Sjellja ishte me lëkundje.

Ose PS është vonuar deri sa të mbaronte reforma në PD. Ardhja e Bashës me forcën e politikës amerikane dhe me mbështetjen e tyre, sigurisht që do e votonte. Grupi i Saliut që ka dajre dhe daulle, s’ka të tjera, i ranë kot se nuk prishnin dot punë.

Parashikimin e Kushtetutës e kishim bërë ne, jam i bindur. Nga ndryshimet kushtetuese doli SPAK dhe ONM. S’ka lidhje me shqiptarët kjo. Ne nuk e rregullonim dot, ata morën Kushtetutën dhe e rregulluan.

Vettingu është koncept antikorrupsion. Po a do të kalojë edhe në politikë vettingu? Kushtetuta i kap dhe politikanët. Vettingun e politikanëve e kërkon kushtetuta, kot flasin këta.

Ngjela: Mosmarrja pjesë në votim është abstenim.