HomeDebat

Habit Belo Ezmeri: Mua më gjuajnë femrat, por më pëlqen Nard Ndoka

Habit Belo Ezmeri: Mua më gjuajnë femrat, por më pëlqen Nard Ndoka

Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, tha në një intervistë në një emision në RTSH se e gjuanin femrat.

Pas humbjes me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt, mungesës së diplomës së shkollës së mesme, posterit me gishtin e mesit dhe rivalitetit me Argitën për t’i marrë Berishës ‘çelësin e dyqanit të partisë’, Belo shfaqet edhe si ‘sexy boy’, që i vardisen femrat.

Por, Belo tha se atij i pëlqente Nard Ndoka dhe pilafi, ndërsa urrente PS-në dhe Elisa Spiropalin.

Nga ish vartës i Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, Belo, me mbështetjen e Bashës, arriti të bëhej kryetar i FRPD-së.

Nën drejtimin e tij, degët FRPD-së u kthyen në një organizatë me natyrë kriminale, për shkak të implikimit të drejtuesve në skemat e mashtrimit me call centra dhe pastrim parash.

Kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha në shtator 2021 me urdhër të amerikanëve, Belo u bashkua me Berishën dhe Metën.

Belo befas iu kundërvua Bashës edhe pse për vite me radhë i puthte duart. Debati degradoi në sherr për çelësat e zyrës së Belos në SHQUP.

Ishte koha kur Belon e morën në patronazh Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke e përdorur si pupac për interesat e tyre korruptive dhe gjobëvënëse.

Berishës dhe Metës, në kuadër të frontit kundër SHBA dhe SPAK-ut, u duhej një personazh për ta djegur në garën për Bashkinë e Tiranës.

Dhe Belo ishte i duhuri, i cili humbi me 60 mijë vota, duke vendosur një rekord që vështirë të thyhet në dekadat e ardhshme.

Në fushatë Belo demostroi karagjozllëqe, duke folur mbrapsht, me posterin me gishtin e mesit, duke ritheksuar të qenurit dhëndër në PS, ndërsa u zbulua se si vëllai i tij financohej nga një degë e qeverisjes.

Por nga kjo fushatë përfitoi diçka: Mësoi rakinë me Vesho mallistin, i cili u bë kronikani i Belos. Pasi kthenin disa gota, që të dilnin në konkluzionin se ishin pasardhës së Qazim Mulletit.

Pas humbjes Belo u ‘zhduk’ për disa javë. Në veprim u hodh sërish Ilir Meta, i cili e aktivizoi Belon për të çuar përpara kauzën e inceneratorëve, bashkë me Bletën e Tatimeve, të cilën e kishte dëbuar Monika nga LSI-ja për motive xhelozie dhe pas disa mesazheve me përmbajtje shumëkuptimshme me Liken.

Bleta e Tatimeve ishte bërë pjesë e shtabit të Belos, pas një urdhri verbal të Monikës që të mos i afrohej selisë së partisë në perimetës prej 300 metrash.

Në këmbim të këtij angazhimi, Meta i nxiti Belos ambicien për t’u bërë pasardhës i Doktorit në PD, ëndërr që u shua në Kongresin e Foltores, në të cilin Berisha zyrtarizoi Argitën si pasardhëse.

Kështu nga zar i Lulzim Bashës, pupac i Ilir Metës dhe Sali Berishës, Belo përfundoi në çirak i Argitës.