HomeAktualitet

Habitet “analistja” e Becchettit! Ylli i kudogjendur i tregon fotot: Uaaa seriozisht!

Habitet “analistja” e Becchettit! Ylli i kudogjendur i tregon fotot: Uaaa seriozisht!

Sonila Meço ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ ku “kazanxhinjtë” e përhershëm po diskutonin për zhvillimet më të fundit brenda PD-së.

Gjatë emisionit Ylli Rakipi i kudondodhur tregoi një fotot të hyrjes kryesore të selisë së PD-së, dera e së cilës është blinduar tashmë dhe ka një hapje që nga të ftuarit u konsiderua e çuditshme.

Mirëpo kjo foto e ka shtangur Sonila e Becchettit, e cila nuk po e besonte dot syve për atë që po shikonte.

“Ua seriozisht!”, ishte reagimi i Sonila Meço.

Më pas kjo foto ngjalli një diskutim të madh në studio mes të ftuarve të cilët si saliarë të thekur e bënë Lulin “copë”.