HomeSport

Handanovic shpëtonte Interin nga golat, por makina e tij “fluturoi me skifterët”

Handanovic shpëtonte Interin nga golat, por makina e tij “fluturoi me skifterët”

Samir Handanovic ka rënë pre e një vjedhje ditën e mërkurë, teksa Inter po luante në “San Siro” ndaj Lazio. Portieri slloven kishte shkuar me makinë deri tek stadiumi, ku e kishte parkuar dhe më pas ishte bashkuar me skuadrën. Teksa ai ishte në fushë duke mbrojtur portën e Interit, disa hajdutë kanë arritur të vjedhin makinën e tij.

Këtë gjë e ka konstatuar vetë 34-vjeçari, që pas ndeshjes nuk e ka gjetur makinën tek vendi i parkingut ku e kishte lënë.

Handanovic ka bërë kallëzim në polici dhe më pas mjeti është gjetur, duke iu kthyer futbollistit, falë sistemit GPS që i kishte montuar makinës.

Mjeti iu kthye portierit zikaltër, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me autorët e kësaj vjedhje.