HomeAktualitet

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi “frymëmarrje e re” për turizmin dhe qytetarët

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar me Malin e Zi  “frymëmarrje e re” për turizmin dhe qytetarët

Në fjalën e tij në Kuvend ministri Bledi Çuçi foli për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulja.

Ministri Çuçi u shpreh marrëveshja ka rëndësi të madhe për lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes dy vendeve.

“Hapja e kësaj pike të përbashkët të kalimit kufitar, do të japë një frymëmarrje të re dhe përfitime jo vetëm për banorët e zonave përreth lumit Buna, por edhe një impuls alternativ për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe zhvillimin e një ekosistemi turistik më koheziv në të dy anët e kufirit”, tha Çuçi.

Gjithashtu ai shtoi se do të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të nën Shkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, malësisë së Krajës, komuna e Barit – Mali i Zi, në të dy anët e kufirit.