HomeAktualitetDosja X

Harbohet në zyrë prokurori Olger Eminaj: Merr pranga, kamzhik, viagra, kur flas unë dua të eksitohesh….

Harbohet në zyrë prokurori Olger Eminaj: Merr pranga, kamzhik, viagra, kur flas unë dua të eksitohesh….

Oger Eminaj quhet antari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka rënë në rrjetën e emisionit STOP në Tv Klan për presione ndaj një gruaje të divorcuar, të cilës i kërkonte favore seksuale. Gruaja ishte denoncuar nga ish-bashkëshorti dhe në sallën e gjyqit pati një përplasje me prokuroren Rovena Zoto.

Për këtë përplasje me prokuroren, gruaja që identifikohet me inicialet R.M i është drejtuar me një ankesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por në këtë institucion, qytetarja nga Tirana është vënë gjendur përballë një situate ku kishte dy zgjedhje: ose të pranonte mesazhet erotike dhe kërkesat për favore seksuale nga Olger Eminaj, ose t’i mbyllej dera në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Si nisi konflikti me prokuroren Rovena Zoto
Sipas dëshmisë së denoncueses, ngjarja daton rreth dy vite më parë, kur ajo është dhunuar nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, gruaja tregoi se ka humbur edhe fëmijën që priste, sepse ishte disa muajshe shtatzënë.

Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M. nuk e ka denoncuar ngjarjen, por ish-partneri ka ndërmarrë hapin për të bërë një kallëzim penal ndaj saj në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar për përndjekje, me synimin për t’i paraprirë çdo hetimi të mundshëm ndaj tij.

Çështja është marrë në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto dhe denoncuesja R.M. pretendon se për rreth 9 muaj nuk ka qenë në dijeni të këtij procedimi dhe është informuar vetëm në momentin kur është thirrur në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.

Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo deklaron se situata është përkeqësuar më tej, pasi prokurorja është ndjerë e ofenduar nga një përmendje që ajo i ka bërë emrit të babait të saj.

Sipas qytetares, kjo ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e prokurores, e cila e ka kërcënuar me burg dhe më pas ka nisur edhe një procedim tjetër penal ndaj saj. Në këto kushte, R.M. thotë se i është drejtuar institucioneve të reja të drejtësisë, në këtë rast KLP-së për të trajtuar përplasjen e saj me prokuroren Rovena Zoto.

Mesazhet dhe fotot e Olger Eminajt nga zyra në KLP

Denoncuesja R.M pretendon se fillimisht është kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe relator i çështjes së saj. Pas komunikimeve fillestare në Facebook, ai i ka kërkuar numrin dhe biseda ka kaluar në aplikacionin ëhatsApp.

Sipas materialeve të publikuara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes tyre kanë marrë përmbajtje intime dhe me natyrë seksuale. Në biseda kuptohet se mes të dyve është krijuar një marrëdhënie e afërt, ku Eminaj i dërgon vazhdimisht foto të organit gjenital, madje edhe kur është në zyrën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në këto komunikime, të publikuara nga emisioni, përfshihen edhe mesazhe të drejtpërdrejta, ku thuhet:

“-E kush ka bërë gjumë tamam.
-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..
-Do të vërtetën?
-Fjete me mendje të ngritur?
-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!

Mes mesazheve të publikuara nga emisioni Stop, janë edhe foto dhe audio nga mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që shoqërojnë bisedat me tone erotike me gruan, e cila e ka denoncuar zyrtarin e një prej organeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u krijua si një nga risitë që solli reforma në drejtësi, një organ kolegjial që përcakton karrierat por edhe masat disiplinore të prokurorëve në të gjithë vendin.

Denoncimi vjen pas disa goditjeve që ka marrë reforma në drejtësi me procese të manipuluara të vetingut, me gjykatës që kanë gënjyer hapur në formularët e pastërtisë së figurës, apo me procese hetimore të motivuara politikisht. Por asnjëherë më parë nuk ishte imagjinuar se në mbledhjet e Këshillave të drejtësisë së re, juristët e rinj e kanë mendjen të nxjerrin organin gjenital poshtë tavolinës dhe t’ia nisin qytetareve që kërkojnë ndihmë për proceset gjyqësore.

Llangozi: Si e dokumentuam skandalin

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Media dhe Drejtësi, avokatit Arben Llangozi, provat e administruara për këtë çështje përfshijnë biseda të detajuara në aplikacionin WhatsApp, me përmbajtje të rëndë erotike.

Llangozi thekson se një ekspertizë teknike e realizuar nga eksperti IT, Vladimir Konomi, ka konfirmuar autenticitetin e komunikimeve të zhvilluara në Facebook dhe WhatsApp.

Sipas informacioneve të transmetuara në emisionin ‘STOP, komunikimi mes palëve ka degraduar në mënyrë progresive, duke kaluar nga mesazhe me përmbajtje erotike në materiale me natyrë pornografike, përfshirë referenca për përdorim objektesh seksuale, si dhe përmendje të kolegëve apo situatave të brendshme në KLP.

Po ashtu, në disa raste janë dërguar edhe mesazhe audio dhe informacione që lidhen me mbledhje zyrtare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe sjelljen gjatë ushtrimit të detyrës.

Pjesë nga bisedat e siguruara:

“- E di… dua të përdor edhe lodra seksuale tek ty.
– Po unë s’kam…
– Ah… po merre një aty në Itali.
– Kam turp.
– Aty s’të njeh njeri…

– Dua të të kem ty!
– Jo! Jam dominant!
– Je?
– Besoj se po…

(dërgim fotografie intime)
– Ja! Çmendu! Zëre se jemi 20 vjeçarë…”