HomeAktualitetSociale

Has/ Maturantët bashkëbisedim me ministren Nikolla, “qytetari digjital” (keq)informon Berishën

Has/ Maturantët bashkëbisedim me ministren Nikolla, “qytetari digjital” (keq)informon Berishën

Përmes një statusi në rrejtin social facebook, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të një ‘qytetari digjital’ i cili e informon atë se “nxenesit e gjimnazit Skenderbeu krume po mbahen nga mesuesit pa deshiren e tyre ne shkolle sepse vjen kryeministri ne Has”.

Por, me sa duket ‘qytetari digjital’ e ka keqinformuar sërish ish-kryeministrin, pasi takimi në gjimnazin “Skëndërbeu’ është zhvilluar me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla.

Në fokus të këtijt takimi kanë qënë pikërisht sfidat e maturantëve në rrugëtimin e tyre drejt universitetit, si dhe adresimi i një sërë pyetjesh në lidhje me paqartësitë që ata kanë pasur.

Burime për Lexo.al bëjnë me dije se bashkëbisedimi me maturantët është zhvilluar pas procesit mësimor dhe ndryshe nga informacionet e ‘qytetarit digjital’, Kryeministri nuk ka qënë pjesë e këtij takimi.