HomeAktualitetHumor

“Heqim njollat në biografi dhe bëjmë synetlliqe”! Evi Kokalari deklaroi se po punon për rikthimin e Trump-it në pushtet: Juristi Romeo Kara del me reagimin epik

“Heqim njollat në biografi dhe bëjmë synetlliqe”! Evi Kokalari deklaroi se po punon për rikthimin e Trump-it në pushtet: Juristi Romeo Kara del me reagimin epik

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas deklaratës së aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

Ajo u shpreh se do të distancohet nga jeta politike në Shqipëri pasi e ka të nevojshme të qëndrojë në SHBA, ku po punon për rikthimin në pushtet të Trump-it.

Për këtë fallxhore në Foltore tregohen dhe shëbimet e tjera që ofron që janë një pikë ujë me atë të ribërjes president të SHBA-së të Trump.

Ja shërbimet e Kokalares

“Heqim:

– njollat ne biografi;

– zgjeben;

– non gratan;

– magjine;

Lobojme dhe i bejme te interesuarit:

– president;

– kryeminister;

– deputete, senatore, minister, kryetar bashkie;

Ne fund jave ofrojme shtese dhe sherbimet e meposhtme:

– synetlliqe, lavazh truri, shastisje dhe shapllamosje kolektive;

– vaftisje me ujin e “shenjte” te Lanes;

– e bejme plakun çun te ri;

-per momentin nuk bejme dot vetem rithemelime dhe ringjallje te vdekurish, se na ka marre filmi drite dhe virus programi.”, shkruan Romeo Kara.