HomeAktualitetDebat

Hera e dytë që Ilir Meta akuzohet se ka porositur një vrasje, ndërsa mediat heshtin

Hera e dytë që Ilir Meta akuzohet se ka porositur një vrasje, ndërsa mediat heshtin

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë një deklaratë shokuese mbrëmjen e shkuar.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Hoxha thotë se në dëshminë e tij, thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje, se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017.

Deklarata e tij është tronditëse, pasi edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, fakti që presidenti i Republikës përflitet si porositës vrasjesh, tregon se në fakt ai ka lidhje me botën e nëndheshme të krimit.

Por kjo nuk është hera e parë që në fakt, Ilir Meta përflitet për vrasje.

Vite më parë ai u akuzua nga Tom Doshi, se kishte porositur vrasjen e tij.

Akuza e Doshit tronditi politikën, duke qenë se Ilir Meta ishte në koalicion me socialistët dhe rrezikohej të rrëzohej Qeveria.

Atëherë çështja u zgjidh duke u “distancuar” nga Doshi, por tashmë emri i Ilir Metës del përsëri si porositës vrasjesh.

Nuk mjafton që konsiderohet si politikani më i korruptuar në vend, por Metës tani i shtohet edhe një “cilësi” e re në background-in e tij politik.

Ndërkohë, edhe pse kjo është një akuzë e rëndë, është kaluar në heshtje nga ana e mediave.

Edhe pse presidenti i vendit përmendet për porositje vrasjesh, askush nuk e ka raportuar si lajm, ndërkohë që e kundërta ndodh kur përmenden emra të tjerë nga i njëjti gazetar, se ndoshta justifikohen me argumentin se është thashethem e burimi i lajmit nuk është i besueshëm.