HomeAktualitetDebat

“Heroi im Gaz Bardhi”! Këshilltari i Berishës i përgjigjet Flutura Açkës me një shkrim të 2021 (vetëm se duhet të nxjerrë dhe çfarë shkruante Berisha për Bashën atëherë)

“Heroi im Gaz Bardhi”! Këshilltari i Berishës i përgjigjet Flutura Açkës me një shkrim të 2021 (vetëm se duhet të nxjerrë dhe çfarë shkruante Berisha për Bashën atëherë)

Postimit të Flutura Açkës ditën e sotme ku shprehej se Gazment Bardhi po përçan PD dhe se postin e kreut të grupit e meriton Luçiano Boçi, i është përgjigjur këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa.

“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë!

Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka, postim të cilin e ka sjellë Logu.

Vetëm se nëse do t’i hyjmë kësaj loje, atëhere fjala vjen, mund të postojmë edhe se çfarë thoshte Sali Berisha për “tradhtarin” e besëprerin” Lulzim Basha.