HomeKuriozitet

Hidhet para kamionit, videoja e frikshme që bën xhiron e rrjetit (Video)

Hidhet para kamionit, videoja e frikshme që bën xhiron e rrjetit (Video)

Një video ku një djalë saudit hidhet përpara një kamioni që po ecte me shpejtësi është bërë virale në rrjetet sociale.

Djali po kërcente mbi një makinë e cila ishte ndaluar në një rrugë me shumë trafik. Në një moment ai hidhet nga makina dhe kërcen në rrugë, ndërsa kamioni vinte me shpejtësi.

Sekondat e kanë ndarë nga vdekja. Policia arrestoi personin sapo videoja bëri xhiron në mediat sociale.

Sipas Khaleej Times, i dyshuari është një adoleshent. Incidenti ndodhi në një autostradë në Medinë.