HomeAktualitet

Histori “tronditëse” në TV Klan, gazetarit Strakosha i është sëmurë… qeni dhe nuk mban dot lotët

Histori “tronditëse” në TV Klan, gazetarit Strakosha i është sëmurë… qeni dhe nuk mban dot lotët

Ne televizionet shqiptare të ndodh përditë të shohësh perla.

Një prej tyre ndodhi pasditen e kësaj të premte në emisionin e Rudina Magjistarit.

Ajo kishte ftuar Bledi Strakoshën, që qau live në emision, se i është sëmurë një qen.

Ushi bën 15 vite në tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës.

Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha.

Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenes.

Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës.

E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish.

Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë.

Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha i përlotur.

Megjithë respektin për kafshët, por të dalësh në një TV kombëtar e të flasësh për qentë, në një vend që po vdesin njerëzit si qentë, duket paksa si tallje me realitetin.(TemA)