HomeKuriozitet

Historia e pabesueshme në Rusi: 13-vjeçarja bëhet me vajzë, babai është i dashuri 10 vjeç

Historia e pabesueshme në Rusi: 13-vjeçarja bëhet me vajzë, babai është i dashuri 10 vjeç

Para disa muajve, dëshmia e një 13-vjeçareje nga Rusia të quajtur Darya Sudnishnikova tronditi botën.

E mitura asokohe rrëfeu se është shtatzënë dhe babai i fëmijës është i dashuri i saj 10 vjeç. Shumë u treguan skeptikë për këtë gjë, duke marrë parasysh dhe moshën mjaft të re të djalit. Ndërkaq, në muajt e fundit të shtatzënisë, Darya pranoi se ishte përdhunuar nga një djalë 16-vjeçar në qytetin e saj, megjithëse ajo nuk e njeh atë si babanë e fëmijës.

Ndërkohë ditën e sotme e mitura ka ndarë me ndjekësit lajmin e lindjes së vajzës dhe njoftoi se foshnja është shëndoshë e mirë. Ende nuk dihet se kush është babai i vërtetë, megjithatë 13-vjeçarja insiston me forcë se ai është i dashuri i saj 10-vjeç.