HomeAktualitetKryesore

Historike/ Fleckenstein uron hapjen e negociatave: Shqipëria e meriton!

Historike/ Fleckenstein uron hapjen e negociatave: Shqipëria e meriton!

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka uruar Shqipërinë për çeljen e negociatave.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” , shkruan ai në Twitter.

Ndërkohë  shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të prezantojë zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Para publikimit të raportit të KE për Shqipërinë, edhe ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.

“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.