HomeAktualitetKronike

Hodhën molotov drejt policisë sipas “mësimeve” të Bardhit dhe Nulit! Katër protestuesit e arrestuar, në gjykatë: Fillon kalvari pas hekurave

Hodhën molotov drejt policisë sipas “mësimeve” të Bardhit dhe Nulit! Katër protestuesit e arrestuar, në gjykatë: Fillon kalvari pas hekurave

Katër të arrestuarit nga protesta e opozitës, 20 shkurt, kanë dalë këtë të premte para gjykatës.

Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis do të njihet me masën e sigurisë nga togat e zeza.

Gjatë protestës së organizuar nga opozita më 20 shkurt, protestuesit hodhën lëndë plasëse në drejtim të uniformave blu, gjë që solli edhe arrestimin e 4 prej tyre.

Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar lirimin e tyre. Por neni për goditjen ndaj punonjësve të policisë me mjete piroteknike ka masën e dënimit deri në 5 vjet. Natyrisht që nesër do shkoi Bardhi dhe Nuli do protestojnë dhe … do ia u lirojnë. /vizionplus.tv/